Sport

Frank Lampard, gati të negociojë me Glasgow Rangers për postin e trajnerit...

Për momentin, trajneri i përkohshëm i “Bluve” të Glasgow-t është Stephen Davies. Ai do të udhëheqë skuadrën e Glasgout, në ndeshjen e tyre në fazën e grupeve të Europa League kundër Aris Limassol të enjten.

5 Tetor 2023, 10:46 Nga DOSJA
Frank Lampard, gati të negociojë me Glasgow Rangers për postin e

ANGLI - Frank Lampard është gati të hapë bisedimet për postin e trajnerit të Rangers, raportuan mediat britanike të mërkurën. Ish-ndërkombëtari anglez mund të zëvendësojë Michael Beale, i cili u shkarkua pas formës së dobët të 55 herë kampionëve skocezë në sezonin e ri.

Për momentin, trajneri i përkohshëm i “bluve” është Steven Davies. Ai do të udhëheqë skuadrën e Glasgout në ndeshjen e tyre në fazën e grupeve të Europa League kundër Aris Limassol të enjten.  Tre ditë pas kësaj, Rangers do të vizitojë Ross County në një raund tjetër të Premier League.

Frank Lampard, 45 vjeç, është një ish-trajner i Chelsea, Everton dhe Derby County. Kevin Muscat, aktualisht në krye të Yokohama Marinos të Japonisë, është kandidati tjetër për postin drejtues të Rangers. Ish-ndërkombëtari australian 50-vjeçar ka drejtuar skuadrën “blu” nga Glasgow në sezonin 2002-2003.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll