Sport

Pep Guardiola mbron Haaland-in: “Ai është në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar”…

"Ai kishte shumë raste për të shënuar gola. Por nuk është e lehtë të përballesh me pesë mbrojtës që janë në kuadrat."

5 Tetor 2023, 10:35 Nga DOSJA
Pep Guardiola mbron Haaland-in: “Ai është në të

GJERMANI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbrojtur sulmuesin e skuadrës së tij, Erling Haaland nga kritikat.

“Ai kishte shumë raste për të shënuar gola. Por nuk është e lehtë të përballesh me pesë mbrojtës që janë në kuadrat. Kjo vlen jo vetëm për Haaland, por edhe për çdo lojtar tjetër. 

Nëse shikoni shanset që pati dhe golat që ka shënuar, do të shihni se ai është në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar”, ka thënë Guardiola, cituar nga portali Goal.

Haaland ka luajtur 10 ndeshje për Manchester Cityn në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 8 gola dhe duke dhënë 2 asistime. Sezonin e kaluar ai shënoi 52 gola dhe 9 asistime në 53 ndeshje.

Skuadra e Guardiolas aktualisht kryeson renditjen provizore të Premier League me 18 pikë nga shtatë raunde.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll