Sport

Erik ten Haag: “Ne bëmë vetëvrasje”…

“Ne e kontrolluam lojën, madje kaluam dy herë në avantazh, por më pas bëmë vetëvrasje, duke pranuar gola të lehtë".

5 Tetor 2023, 11:25 Nga DOSJA
Erik ten Haag: “Ne bëmë vetëvrasje”…

ANGLI - Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, kishte pak arsye për të qenë i lumtur, pasi skuadra e tij pësoi humbjen e dytë radhazi në Grupin “A” të Championsw League. 

“Djajtë e Kuq” u mundën 2-3 nga Galatasaray në “Old Trafford”. Dy herë kryesuan në rezultat, por lejuan një përmbysje dhe një tjetër zhgënjim. Sipas holandezit, skuadra e tij qëlloi veten në këmbë, duke pësuar gola të lehtë.

“Ne e kontrolluam lojën, madje kaluam dy herë në avantazh, por më pas bëmë vetëvrasje, duke pranuar gola të lehtë. Në momente si kjo, ne duhet të mbrohemi më mirë në fusha të caktuara, por nuk e bëmë. 

Është shumë zhgënjyese sepse në Champions League nuk është e lehtë të shënosh gola, kështu që kur e bën këtë, duhet të qëndrosh i fokusuar dhe të mos lejosh që të barazosh kaq lehtë. Kjo është arsyeja pse kontrolli mbi topin është gjithashtu i rëndësishëm, kështu që është e qartë se ka diçka për të përmirësuar edhe në këtë drejtim”, tha Ten Haag.

Menaxheri, megjithatë, vlerësoi Rasmus Hoylund për paraqitjen e tij të mirë dhe dy golat e shënuar. “Ishte një paraqitje e shkëlqyer, ai shënoi gola të shkëlqyer, sidomos të dytin, ku ishte i vetëm dhe përdori forcën e tij. 

Ai gjithashtu tregoi një prekje të shkëlqyer përfundimtare. Me golin e parë, pashë një punë të madhe ekipore. Kundërsulmi i Casemiros dhe Rashford, i cili dërgon një kros të mrekullueshëm. Pra, jam i kënaqur me paraqitjen e tij”, tha holandezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll