Sport

Mourinho: “Është shumë herët të thuhet, se synimi ynë është të fitojmë Europa League”

Objektivi i parë ishte kualifikimi, dhe tani të përfundojmë të parët në grup”.

5 Tetor 2023, 10:54 Nga DOSJA
Mourinho: “Është shumë herët të thuhet, se synimi

ITALI - Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së skuadrës së tij në Europa League kundër Servette të Zvicrës, duke thënë se nuk dëshiron t'i ngarkojë lojtarët e tij me pritshmëri të mëdha që tani.

“Është herët të thuhet se synimi ynë është të fitojmë Europa League. Synimi i parë ishte kualifikimi dhe tani përfundimi i pari në grup. Vitin e kaluar luajtëm dy ndeshje shtesë kundër një ekipi që erdhi nga Champions League. Synimi është të ecim hap pas hapi, sepse mund të vijë një gjigant nga Champions League”, tha specialisti portugez.

“E kam thënë tashmë, që Dybala do të jetë në stol dhe jo vetëm ai. Dy, tre apo katër lojtarë, do të pushojnë, por ne duam ta fitojmë ndeshjen dhe për këtë arsye nuk do të ketë një ndryshim të plotë”, tha Mourinho.

“Roma fiton edhe pa mua në stol, kam besim te lojtarët dhe stafi. Sigurisht, fakti që nuk do të jem në stol mund të krijojë një bezdi, por nuk dua të ndalem në këtë”,- përfundoi Jose Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll