Sport

Pep "kruan kokën" për shkak të Gvardiolës. City pësoi gol pas “aventurës” së kroatit...

Gvardiol, mbrojtësi i Cityt, u vonua shumë për t'u kthyer në mbrojtje, ku u krijua një hapësirë, të cilën kundërshtarët e shfrytëzuan për të shënuar një gol.

5 Tetor 2023, 10:21 Nga DOSJA
Pep "kruan kokën" për shkak të Gvardiolës. City

GJERMANI - Joško Gvardiol (21) u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori në gusht.  Manchester City e bleu atë nga Leipzig për 90 milionë euro me insistimin e Josep Guardiolës. 

Shorti i Champions League bëri bashkë ish-klubin e tij deri vonë dhe atë aktual, që do të thoshte se Gvardiol po rikthehej në stadiumin ku bëri emër dy muaj pas largimit të tij.

Gvardiol e luajti në mënyrë perfekte pjesën e parë dhe skuadra e tij kryesonte 1-0. Por në fillim të së dytës, ai u hodh në sulm. E futi topin thellë në gjysmën e kundërshtarit, 70 metra larg portës së tij. 

Shkoi deri te këndi, ku kombinoi me Jack Grealish, i cili humbi topin. Kjo u pasua nga një kundërvënie e shpejtë nga vendasit, të cilën Gvardiol, mbrojtësi i Cityt, u vonua shumë për t'u kthyer në mbrojtje, ku u krijua një hapësirë.

Lois Openda, sulmuesi i Leipzigu-t e shfrytëzoi shkëlqyeshëm dhe shënoi, duke barazuar në 1-1. Kamerat e kapën menjëherë Pep Guardiolën duke shtrënguar kokën në dëshpërim nga fatkeqësia e ekipit të tij. 

Ky është gabimi i parë i Guardiolës që kur është te City. Shtatë ndeshje para kësaj, ai luajti mbresëlënës. Për fat të tij, “Qytetarët” shënuan dy gola dhe fituar 3-1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll