Sport

VIDEO/ Newcastle i pamëshirshëm, “e turpëroi” PSG-në me një Mbappé në hije…

'Magpies' mposhtën 4-1 skuadrën e Luis Enrique në “St.James' Park”, pas rikthimit të tyre pas 20 vitesh në Champions League.

5 Tetor 2023, 07:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Newcastle i pamëshirshëm, “e turpëroi”

ANGLI - Përmes derës së madhe. Kështu u kthye Champions League, 20 vjet më vonë në “St.James' Park” për të bërë një korrigjim të ashpër të histories. Viktima ishte skuadra së Luis Enriques, gjithnjë e më shumë i dyshuar në Paris. 

“Magpitë” fluturuan sipër parizienëve, të shkëputur herë pas here, pa automatizma dhe me yllin e tyre të madh që kalonte krejtësisht pa u vënë re. Gjendja e Mbappé është shqetësuese, e dëshpëruar dhe dembel në një natë, ku ekipi i tij përfundoi duke dalë nga shinat. Almirón, Burn, Longstaff dhe Schär, i dhanë fitoren një Newcastle që merr kryesimin në të ashtuquajturin grupi i vdekjes.

Kanë kaluar dy dekada pa futbollin e Champions në “çifligun” e Newcastle dhe tifozët anglezë kaluan në ekstazë. Pak, mjaftoi që Newcastle të përfitojë nga një goditje e parë e Almirón (17’) për të kaluar në epërsi.

Goli i paraguajanit e shkatërroi PSG-në e Luis Henriques që kishte nisur ndeshjen me katër sulmues: Mbappé, Dembélé, Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos, gjë që përfundoi duke paguar për të.

Newcastle ishte “një avullore” në një pjesë të parë magjike, që përfundoi 2-0 pas një goditje me kokë nga Burn (39’), pas një loje të ngatërruar në mbrojtjen franceze.

Në pjesën e dytë pritej një reagim nga PSG, por skenari ndryshoi pak. Newcastle vazhdoi të tregojë muskuj në presionin e tyre dhe në një tranzicion të shpejtë, shënoi golin e tretë me një goditje nga Longstaff (50’). Ndëshkimi i merituar për parizienët, të cilët në asnjë moment nuk luajtën si bllok. 

Goli i Lucas Hernández (56’), pas një asistimi luksoz nga Zaïre-Emery, pak ndikoi te PSG-ja, e cila pësoi edhe golin e katërt të Schär (90’+1) në kohën e shtesë. 

Luis Enrique ka një histori me ngjyra të zeza në Champions League. Në tre ndeshjet e fundit të skuadrave që ka stërvitur asturiani - dy me Barcelonën - përfunduan me dështim: 4-0 në Paris, 3-0 në Torino dhe tani 4-1 në Newcastle. 11 gola kundër dhe vetëm një pro, një statistikë shkatërruese për një trajner të nivelit të tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll