Sport

Atletico Madrid mposhti Feyenoord me një lojë spektakolare, Morata me 2 gola

Skuadra holandeze mbeti me tre pikë dhe u rrëzua nga kryesimi i Grupit “E” nga Atlético, që ka 4 pikë.

5 Tetor 2023, 07:03 Nga DOSJA
Atletico Madrid mposhti Feyenoord me një lojë spektakolare, Morata me

SPANJE - Atletico Madrid ka fituar fitoren e parë të sezonit në Champion League, pasi mundi Feyenoord 3-2 në shtëpi, në një ndeshje spektakolare të Grupit “E” të kompeticionit.

“Bardhekuqtë” ishin dy here në disavantazh në ndeshje, por në fund bënë një kthesë të plotë për sukses. Sulmuesi spanjol Alvaro Morata shënoi dy herë për Atléticon, ndërsa edhe Antoine Griezmann shtoi një gol .

Feyenoord nuk arriti të ndërtojë fillimin e tyre të suksesshëm në grup, pasi kishte mundur Celtic 2-0 në Roterdam, në ndeshjen e parë. Skuadra holandeze mbeti me tre pikë dhe u rrëzua nga kryesimi i Grupit “E” nga Atlético, që ka 4 pikë.

Gjigantët holandezë kaluan në avantazh te “Civitas Metropolitano” në minutën e 7-të pas autogolit të Mario Hermoso. Shumë shpejt, Atlético Madrid riktheu barazimin. Morata shënoi për 1-1 në minutën e 12-të të ndeshjes.

Në minutën e 34-të, mbrojtësi sllovak David Hanzko ka kaluar sërish në epërsi Feyenoord. Mysafirët e shtypën kundërshtarin në fund të pjesës së parë, por në vend që të shënonin golin e tretë, pësuan gol në portën e tyre.

Në kohën e shtuar të pjesës së parë, Antoine Griezmann me një gjuajtje akrobatike me shpinë, firmosi për 2-2.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kthesa e plotë për Atléticon ishte një fakt. Nauel Molina krosoi në zonën e rreptësisë dhe aty Morata shënoi për 3-2.

Në mesin e pjesës së dytë, Igor Paishao humbi dy raste të mira për vendasit. Menjëherë pas kësaj, Yankuba Minteh u zhgënjye edhe nga Jan Oblak.

Feyenoord kishte një avantazh serioz në fushë, por kurrë nuk mundi të shënonte një gol të tretë dhe përfundoi duke humbur ndeshjen në Madrid.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll