Sport

Klopp mendon, se riluajtja e ndeshjes ndaj Tottenhamit, është gjëja më e drejtë…

Ndërsa arbitri njohu një gabim, në golin e mohuar Luis Diaz, të dielën gjatë humbjes së “Reds” kundër Tottenham (1-2), trajneri i Liverpool beson se ndeshja duhet të riluhet.

5 Tetor 2023, 08:00 Nga DOSJA
Klopp mendon, se riluajtja e ndeshjes ndaj Tottenhamit, është

ANGLI - Jurgen Klopp ende nuk mund ta harrojë atë që ndodhi në Premier League në ndeshjen ndaj Spurs. 

Katër ditë pas humbjes së ekipit të tij në fushë ndaj Tottenham (1-2) në konferencën për shtyp të kësaj të mërkure, ku do të diskutohej mbi Europa League dhe pritjen e Union Saint-Gilloise (të enjten në orën 21:00), trajneri i “Reds” gjeti mundësinë dhe i është rikthyer përsëri ngjarjeve të fundjavës.

Të shtunën, pas fishkëllimës së fundit, arbitri anglez në fakt kishte njohur një gabim në golin e anuluar të Luis Diaz. Rezultati: një ndeshje e humbur për Liverpool-in dhe një pranim që shkon keq nga ana e trajnerit gjerman. 

“Jo si trajner, por më tepër si futbollist, mendoj se e vetmja rrugëdalje duhet të jetë riluajtja e ndeshjes”, tha ai këtë të mërkurë, përpara se të saktësonte se nuk ishte “i zemëruar” me gjyqtarët: “Ata nuk e bënë me qëllim dhe këtë nuk duhet ta harrojmë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll