Sport

VIDEO/ Pedro bën Lazion të festojë “in extremis”, fiksohet 2-1 në “Celtic Park”

“Biancocelestët” në disavantazh pas njëmbëdhjetë minutash, por dinë si të kthehen: Vecino dhe spanjoli Pedro përmbysin rezultatin, me një tjetër fitore në minutën e fundit të kohës shtesë.

5 Tetor 2023, 07:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Pedro bën Lazion të festojë “in extremis”,

SKOCI - Lazio vuan, dridhet, por arrin fitoren e pare në Champions League, në kohën shtesë të ndeshjes. Ishte minuta e 95-të që i bëri Biancocelestët të gëzohen dhe të shpërthejnë, me 2-1 të shënuar nga Pedro në një nga aksionet e fundit të ndeshjes. 

Kundër Celtic, Sarri dhe skuadra e tij, ishin në disavantazh falë golit të Furuhashit (11'), për të rregulluar më pas ndeshjen me Vecinon (29'). Ata i rezistuar zgjimit të skocezëve, që besuan se po rifitonin avantazhin, pas një goli të Palmës të refuzuar për jashtë loje (81’).

Goli anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje dhe Sarri merr frymë duke futur  Pedron  për rezultatin final. Lëvizja funksionon, sepse spanjoli fut egërsisht topin në rrjetë, pas harkimit të Guendouzit dhe shënon 2-1 në minutën e 95-të. Lazio vuan, fiton dhe kap Atletico Madrid në krye të grupit me katër pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll