Sport

VIDEO/ Manchester City bën kampionin, kalon me lehtësi RB Leipzig në fund…

Manchester City arriti që në fund të ndeshjes të godasë RB Leipzig. Falë fitores (3-1), kampioni i Evropës kryeson vetëm në grupin ‘G’.

5 Tetor 2023, 06:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Manchester City bën kampionin, kalon me lehtësi RB Leipzig

GJERMANI - Kampionët e eventit, Manchester City, arriti të mposhtë RB Leipzig këtë të mërkurë. Klubi anglez kaloi në epërsi që në fillim me një aksion të madh kolektiv, të përfunduar nga Phil Foden (25’). 

Lojtarët e Pep Guardiolës mund të kishin zgjeruar diferencën, por Blaswich mundi Haaland (43’). Ata gjithashtu mund ta kishin thelluar avantazhin më shpejt, por gjuajtja e lirë e Foden u përplas mbi traversë (63’).

Në ndërkohë, RB Leipzig kishte barazuar në 1-1 me Loïs Openda. Një golashënues edhe kundër Bayern Munich të shtunën (2-2), Loïs Openda, pas një kundërsulmi të shkëlqyer, mundi t'i rezistojë rikthimit të Akanji për të thyer Ederson (48’). 

Por City nuk u dorëzua, vazhdoi të këmbëngulte. Dhe Alvarez, që hyri në lojë në vend të Fodenit, ktheu ndeshjen me një goditje të bukur nga e djathta (84’). Në kohën e shtuar, Doku, e çoi rezultatin në 3-1, duke fituar duelin e tij ndaj Blaswich (90’+2). 

Me këtë fitore, kampionët e Evropës kaloi në krye të grupit G, me 6 pikë. Leipzig është me tre pikë prapa në vendin e dytë, më pas vinë Crvena Zvezda dhe Young Boys, që u ndanë në barazim 2-2.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll