Sport

VIDEO/ Milani sërish "shterpë" në Europë, barazon 0-0 me Dortmundin!

Pas dy ndeshjeve të para në grupin e hekurt siç konsiderohet ndryshe, Grupi F, udhëheq Necastle me katërt pike pas fitores që arriti në mbrëmjen e sotme, përballë PSG-s me shifrat 3-1.

4 Tetor 2023, 22:57 Nga DOSJA

VIDEO/ Milani sërish "shterpë" në Europë, barazon

GJERMANI – Borusia e Dortmundit dhe Milani e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen e tyre të dytë të fazës së grupeve të Champions League.

Ka qenë një ndeshje e hapur dhe e luftuar deri në minutat e fundit me të dyja skuadrat që nuk janë pajtur në asnjë moment me barazimin, duke kërkuar pikët e plota në këtë ndeshje të dytë të grupeve.

Për Dortmundin kjo ishte pika e parë në këtë fazë grupesh dhe ndodhet në vendin e fundit, ndërkohë që Milani regjistron një tjetër barazim pa gola pas atij me Newcastle në takimin e raundit të parë të ndeshjeve në grupeve.

Pas dy ndeshjeve të para në grupin e hekurt siç konsiderohet ndryshe, Grupi F, udhëheq Newcastle me katërt pikë pas fitores që arriti në mbrëmjen e sotme, përballë PSG-s me shifrat 4-1.

VIDEO/ Milani sërish "shterpë" në Europë, barazon

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll