Sport

Lamin Yamal thyen rekordin e Champions League…ja për çfarë!

Një tjetër rekord për Lamin Yamal, i cili në moshën 16 vjeç e 83 ditë u bë lojtari më i ri që nisi një ndeshje të Champions League.

4 Tetor 2023, 22:37 Nga DOSJA
Lamin Yamal thyen rekordin e Champions League…ja për

PORTUGALI - Lamin Yamal arriti të shkruajë histori edhe në Champions League!

Spanjolli ishte në formacionin titullar të Barcelonës kundër Portos në ndeshjen e raundit të dytë të fazës së grupeve në moshën 16 vjeç e 83 ditë duke u bërë kështu lojtari më i ri që nisi një ndeshje të Champions League, duke kaluar për... tre ditë nigerianin, Celestin Babayaro!

Ndërkohë sa i përket ndeshjes dhe rezultatit sportive, katalanasit janë duke fituar me shifrat 0-1 falë golit të Ferran Torres në mbyllje të pjesës së pare.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll