Sport

Arabia Saudite nxiton të paraqesë kandidaturën e saj për Kupën e Botës 2034!

Vendi arab ishte i shpejtë për të aplikuar për edicionin e ardhshëm disa orë, pasi FIFA i dha Spanjës, Portugalisë dhe Marokut organizimin e turneut në vitin 2030.

4 Tetor 2023, 19:46 Nga DOSJA
Arabia Saudite nxiton të paraqesë kandidaturën e saj për
Mohamed bin Salmán, princi i kurorës së Arabisë Saudite, i cili ka në pronësi edhe Newcastle

ARABIA SAUDITE - Princi i kurorës saudite, Mohamed bin Salman, njoftoi "qëllimin e tij për të pritur" Kupën e Botës 2034 në Arabinë Saudite. Vendi arab u tërhoq nga një ofertë e përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë për Kupën e Botës 2030, një edicion që FIFA ia dha këtë të mërkurë Spanjës, Portugalisë dhe Marokut me mbështetjen edhe të Argjentinës, Uruguait dhe Paraguajit.

Bin Salman njoftoi "dëshirën e mbretërisë për të pritur Kupën e Botës 2034, e cila është një reflektim i rilindjes që (vendi) ka arritur në të gjitha nivelet",- sipas agjencisë zyrtare të lajmeve saudite, SPA, e cila shtoi se ai gjithashtu si kryeministër, siguroi se Arabia Saudite është bërë "një fytyrë ndërkombëtare" për të pritur të gjitha llojet e turneve.

“Synimi për të pritur (Kupën e Botës) është një pohim i përpjekjeve të mëdha që ka bërë mbretëria për të përhapur mesazhe paqeje dhe dashurie në botë, ku sporti është një nga aspektet më të rëndësishme dhe më të spikatura, pasi është një mjet. i rëndësishëm për takimin e popujve të racave të ndryshme dhe multikulturalizmit”,- tha ai në deklaratën e tij të shkurtër të mbledhur nga SPA.

Kështu, Arabia Saudite do të kërkojë mbështetje për të organizuar, me sa duket e vetme, turneun botëror në vitin 2034.

Katar 2022, i pari

Katari u bë vendi i parë arab që organizoi Kupën e Botës, në vitin 2022, ndërsa Maroku do të jetë i dyti në ofertën e përbashkët me Spanjën dhe Portugalinë, në 2030.

Kandidatura e përbashkët e Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, do të organizojë Kupën e Botës 2030, e cila do të presë festimin e 100-vjetorit të kompeticionit në Montevideo, një ndeshje në Argjentinë dhe një tjetër në Paraguaj, vende që ishin pjesë e projektit tjetër për të pritur këtë event.

Objektivi: Qendra sportive e botës

FIFA konfirmoi këtë të mërkurë vendimin e miratuar unanimisht në mbledhjen me videokonferencë të Këshillit të saj. Disa orë pas këtij njoftimi, Arabia Saudite ka përfituar nga rrethanat për të paraqitur kandidaturën e saj për Botërorin 2034, në një kohë kur kërkon ta bëjë vendin e saj një nga qendrat sportive në botë.

Me një libër çeqesh prej miliarda dollarësh, klubet saudite kanë nënshkruar me yje të shumtë të topit që nga fundi i vitit të kaluar, duke përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzema.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll