Politike

“Sulmi terrorist i parapërgatitur nga Rama dhe Vuçiç”, Berisha: Në sallat e OKB-së u diskutua për prezencën e KFOR në kufi

Berisha deklaroi se sipas burimeve të tij në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

29 Shtator 2023, 12:15 Nga A.B
“Sulmi terrorist i parapërgatitur nga Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se sulmi në veri të Kosovës është përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Po ashtu, në konferencë, Berisha deklaroi se sipas burimeve të tij në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Po ashtu, Berisha shton se Rama del me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, duke kërkuar konferencën ndërkombëtare për Kosovën. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë. Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it. Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje. Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës.

sali berisha

Sondazh

Poll