Politike

Kërkesat e opozitës/ Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Po shkelni Kushtetutën dhe çdo parim demokratik

Mbledhja është shoqëruar me debate nga ana e opozitës.

29 Shtator 2023, 11:46 Nga A.B
Kërkesat e opozitës/ Bardhi në Konferencën e
Gazment Bardhi

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve ku po diskutohen kërkesat e opozitës për komisionet hetimore, për koncesionet në shëndetësi dhe për trajtimin e të dhënave personale.

Mbledhja është shoqëruar me debate nga ana e opozitës. Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi deklaroi se maxhoranca po kërkon që të mohojë të drejtën e opozitës, duke shkelur kushtetutën e Shqipërisë.

“Nëse keni pretendime për objektin, hajdeni ta riformulojmë. Por ju kërkoni të mohoni të drejten e opozitës duke shkelur kushtetuten e Shqiperise. Po shkelni cdo parim demokratik, duke i mohuar opozites cdo hapësire. Është Kushtetuta, qe i garanton opozitës të drejtat per komisionet hetimore”– mësohet të ketë thënë Bardhi gjatë mbledhjes.

konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll