Politike

"Rritje me 8.6 %"/ Rama: Nga 1 Tetori rritet pensioni për gjithë të moshuarit

Vendimi do të nis të zbatohet në 1 Tetor për mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive.

29 Shtator 2023, 09:11 Nga h.k
"Rritje me 8.6 %"/ Rama: Nga 1 Tetori rritet pensioni për
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në Facebook lajmin e marrjes së vendimit nga qeveria për rritjen e pensioneve në 8.6 përqind. Vendimi do të nis të zbatohet në 1 Tetor për mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive.

Rama e ka njoftuar indeksimin e pensioneve që në muajin Prill pas prezantimit të paketës së re ekonomike.

STATUSI I EDI RAMËS NË FACEBOOK

"Duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë."

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE

“Sot (dje), Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë ka miratuar një propozim të rëndësishëm si rritja e pensioneve. Ky është një vendim që vjen në kuadër të politikave vijuese që ka ndërmarrë qeveria për të garantuar një mbrojtje sociale sa më të mirë për shtresat më në nevojë me qëllim reduktimin e efekteve inflacioniste. Ky vendim parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha pensioneve: të pleqërisë, të pjesshme, suplementare ku janë mbi 767 mijë pensionistë përfitues. Kjo politikë është ndjekur vazhdimisht në vite. Çdo vit bëhet indeksimi i pensioneve për të përballuar rritjen e çmimeve bazuar në indeksin e çmimeve të konsumit, i cili publikohet nga Instituti i Statistikave”.

pensionet edi rama

Sondazh

Poll