Politike

Në shkelje të plotë të ligjit, deputetët socialistë bëjnë mbledhje partie brenda spitalit të Durrësit

Spitali hyn në institucionet me status të depolitizuar, ku ndalohet përfshirja e çdo aktori partiak, i cili nuk ka asnjë tagër për të ndërhyrë në punët e organizative të institucionit.

28 Shtator 2023, 15:46 Nga h.k
Në shkelje të plotë të ligjit, deputetët
Fotoja e postuar në Facebook e Milva Ekonomit

DURRËS-Milva Ekonomi, deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit ka postuar në Facebook-un e saj foto nga një vizitë në spital. Milva Ekonomi, prej kohësh nuk ka asnjë rol ministror së bashku me kolegët që e shoqërojnë në foto dhe takimi i tyre duket, që nuk ka asnjë kuadër institucional brenda ambienteve të një spitali. Spitali hyn në institucionet me status të depolitizuar, ku ndalohet përfshirja e çdo aktori partiak, i cili nuk ka asnjë tagër për të ndërhyrë në punët e organizative të institucionit.

Deputetja ka shkruar në tekstin e saj midis të tjerash se diskutimet e takimit kishin në fokus lëvizjen brenda hapësirës spitalore, kur në fakt ngre kaq pikëpyetje se për çfarë duan disa përfaqësues partie me çështjen në fjalë. Deputetja e Milva Ekonomi shoqërohej dhe nga kolegia Klodina Spahiu.

POSTIMI I DEPUTETES NË FACEBOOK

"Ani Dyrmishi, nuk ka detyrë që nuk e merr me gjithë zemër dhe përkushtim! Ndaj bashkë me Klodiana Spahiu Alban Xhelili Arkend Balla e takuam në zyrën e tij në #SpitalinRajonalDurrësku ku na tregoi për organizimin e lëvizjes brenda hapësirës spitalore."

spitali durresit milva ekonomi klodiana spahiu

Sondazh

Poll