Politike

Basha përjashtoi deputetët, reagon Bardhi: Rama po e përdor për të hequr vëmendjen nga Kosova

Bardhi e qujati Bashën të përdorur nga Rama për të hequr vëmendjen nga çështja e Kosovës dhe nga skandalet e qeverisë.

28 Shtator 2023, 14:46 Nga h.k
Basha përjashtoi deputetët, reagon Bardhi: Rama po e përdor
Gazmend Bardhi

TIRANË- Gazmend Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar pas përjashtimit të deputetëve nga Lulzim Basha. Bardhi e qujati Bashën të përdorur nga Rama për të hequr vëmendjen nga çështja e Kosovës dhe nga skandalet e qeverisë.

Bardhi thotë se Basha nuk ka asnjë legjitimitet dhe është fajtori kryesor për lënien e opozitës 10 vjet në pritje të pushtetit.

DEKLARATË PËR MEDIAT E GAZMEND BARDHIT: 

Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit te çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë! Si njëri nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë VETËM me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në ilegjitimitet, nuk ka vlerë.

Ftoj secilin koleg të përqendrohet tek skandali i Edi Ramën me korruptimin e një zyrtari të FBI, që pranoi fajësinë dhe marrëdhënien e biznesit me Kryeministrin, si dhe tek sjellja skandaloze e Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë.Aktet qesharake që bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga këto dy çështje nuk mund të marrin asnjë sekondë nga veprimtaria e Grupi Parlamentar të PD. Zhvendosja e vëmendjes është interes i Edi Ramës, por jo i demokratëve dhe opozitarëve.

gazmend bardhi perjashtimi i deputeteve

Sondazh

Poll