Politike

Kosova miratoi rezolutën për dënimin e sulmit terrorist në Veri/ Bardhi: Të miratohet pa vonesë edhe nga Shqipëria

Bardhi ka shkruar se Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizohet me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë

28 Shtator 2023, 15:43 Nga r.ll
Kosova miratoi rezolutën për dënimin e sulmit terrorist në
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit të Shqipërisë, rezolutën në mbështetje të Kosovës që dënon vrasjen e efektivit të policisë nga terroristët serbë. 

Në një postim në platformën "X", Bardhi ka shkruar se Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizohet me qëndrimin e Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë

POSTIMI I PLOTË:

Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë.

Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën ku dënohet ashpër sulmi i Serbisë ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit mëngjesin e 24 shtatorit. 

“DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në Rezolutë.

tensionet në veri të kosovës gazment bardhi

Sondazh

Poll