Politike

Berisha: Rama ka plan djallëzor për ndarjen e territoreve, KFOR i beson Policisë së Kosovës

Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, Berisha është kundërpërgjigjur duke e quajtur se ai po përdor një plan djallëzor për ndarjen e territorit.

28 Shtator 2023, 14:36 Nga h.k

Berisha: Rama ka plan djallëzor për ndarjen e territoreve, KFOR i

TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha dhe njëkohësisht Kreu i Partisë Demokratike ka dalë paraditen e sotme për mediat në lidhje me çështjen e Kosovës. Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, Berisha është kundërpërgjigjur duke e quajtur, se ai po përdor një plan djallëzor për ndarjen e territorit. Berisha ka tërhequr vëmendjen te deklarata e Ramës për vendosjen e KFOR në veri të Kosovës dhe ka theksuar se misioni paqeruajtës i beson Forcave të Policisë së Kosovës.

"Shtoi në këtë mënyrë akuzat ndaj Kosovës dhe ndaj udhëheqjes së saj, në problematikën e marrëveshjes së Prishtinës dhe Beogradit. Edi Rama kërkoi sot, fjalë për fjalë sic kërkoi Beogradi dhe mashtroi sikur ka kërkuar Prishtina, që në komunat e veriut të vendoset KFOR. KFOR është pjesë në Kosovë për të ruajtur integritetin territorial. KFOR nuk është as me Ramën as me Vucic. KFOR beson se Policia e Kosovës është përgjegjëse e sigurisë kundër kriminalitetin. Natyrisht në cdo rast, policia bashkëpunon me KFOR dhe EULEX. Komunat serbe të vendosen në kontrollin e KFORIT është djallëzuar, për të dal të ndarja e Kosovës midis Shqipërisë dhe Serbisë. Këtë project Edi Rama e mbrojti vite të tëra me shkëmbim territoresh. Ndaj dhe dënoj këtë akt të Edi Ramës që shkon fund ne krye në kërkesat e Beogradit. Së dyti Edi Rama nxorri përsëri nga sirtarët kërkesën për konferencë ndërkombëtare të mbështetur nga Beogradi dhe Sergei Lavrov."- tha Berisha. 

 

sali berisha tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll