Politike

“Rama tha se në veri të Kosovës nuk shkrepet një plumb, sot kur doli e harroi”, Berisha sulmon Ramën

Berisha i kujtoi Ramës deklaratën e disa kohëve më parë, ku tha se “asnjë plumb nuk shkrepet në veri, edhe doli e kundërta”.

28 Shtator 2023, 14:43 Nga h.k
“Rama tha se në veri të Kosovës nuk shkrepet një
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike doli sot në një deklaratë për mediat në kundërpërgjigje të deklaratave që disa orë më parë ka bërë Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp. Berisha i kujtoi Ramës deklaratën e disa kohëve më parë, ku tha se “asnjë plumb nuk shkrepet në veri, edhe doli e kundërta”.

Nga ana tjetër ai e ka quajtur kryeministrin të sëmurë dhe i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që mos të lejojnë Ramën të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.  

"Edi Rama me ndërhyrjen e tij përpiqet të acaorjë gjithmonë e më shumë situatën. Në momentet kur është bërë e qartë për të gjithë botën, se Vucic kur ulet në Bruksel dërgon nga ana tjetër grupe kriminale të përgjak Kosovës. Edi Rama pak javë më parë i tha shqiptarëve se aty nuk shkrepet kurrë një plum. Ai qëndrimet e analistëve nuk i pranon. Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe ndërhyrjen në punët e brendshme. Partia Demokratike i bën thirrje mos ta lejojnë Ramën që të ndërhyjë. I bëj thirrje Kosovës dhe institucioneve që të bëjnë gjithcka për lirinë e shqiptarëve dhe minoriteteve."- deklaroi Berishës. 

tensionet ne veri te kosoves sali berisha

Sondazh

Poll