Aktualitet

Helmohen 9 nxënës në Shupenzë të Bulqizës, 2 prej me urgjencë në Tiranë, ISHP: Kemi izoluar klasën!

24 Tetor 2019, 11:15 Nga DOSJA

BULQIZË- Nëntë nxënës të shkollës së mesme “Rifat Manjani” janë helmuar teksa po luanin me një sprajt, dy prej të cilëve janë nisur me urgjencë në Tiranë. 

Në një informacion paraprak lidhur me ngjarjen, policia e Bulqizës ka bërë me dije se helmimi ka ndodhur rreth orës pas përfundimit të mësimit në një klasë të gjimnazit. Një prej nxënësve u kishte hedhur shokëve të klasës një sprajt me aromë në fytyrë duke i shfaqur edhe problemet me shëndetin.

Nxënësit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Dibrës, ku drejtori ka treguar për mediat se pikërisht spraji ka shkaktuar helmimin, duke sjellë të vjella dhe gjendje dobësie.

Dy nga të rinjtë që u helmuan janë nisur me helikopter, drejt Tiranës pasi ishin në gjendje më të rëndë shëndetësore se të tjerët. Ndërkohë, raportohet se është stabilizuar gjendja e tetë nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës. 

Për rastin ka reaguar edhe Insituti i Shëndetit Publik, i cili ka bërë me dije se klasa është izoluar për t’i bërë të mundur ekpertëve matjen e lëndës kimike në ajër.

Vetëm pak kohë më parë në shkollën e Postribës, 61 nxënës u helmuan për shkak të bakterit të salmonelës, të cilin e kishin marrë nga ushqimet e shpejta.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen nxënësit në bulqizë shkolla ne shupenze helmohen nxënësit në bulqizë shkolla ne shupenze

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...