Aktualitet

12 të përfshirë, ja kush ishte informatori që hynte në kampin MEK dhe takonte familjarë/ Dalin detaje nga celula terrorist

24 Tetor 2019, 08:56 Nga DOSJA
12 të përfshirë, ja kush ishte informatori që hynte në

TIRANË- 12 persona kanë qenë të përfshirë në strukturën e celulës terroriste që do të kryente një akt terrorist më 22 mars 2018, në festën e Novruzit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se janë shoqëruar 20 iranianë në Shqipëri dhe jashtë vendit, të cilët janë pyetur lidhur me dijeninë që kanë patur për këtë celulë.

Burime saktësuan se bëhet fjalë për 12 persona, që janë të akuzuar se kanë qenë mbështetës të këtij akti terrorist, ndërkohë që roli i informatorit iu besua nga Peyman, Erwin Aram.

Ai hynte në kampin e muxhahedinëve të MEK, për të marrë informacione përmes takimeve që zhvillonte me familjarët e tij. Ai hynte në Shqipëri përmes një pasaporte austriake, ndërsa policia e ka pikasur atë në hyrjen e fundit në Shqipëri.

Policia e Shtetit zbuloi dje se ka gjetur një celulë terroriste e cila drejtohet nga QUDS (Forcat revolucionare të regjimit Iranian), që kishin për qëllim të kryenin një akt terrorist më 22 mars 2018. Akti terrorist ka patur si epiqendër, muxhahedinët iranianë të strehuar në Shqipëri. Grupi PEYMAN, rezident i përhershëm në Iran, për të cilin nuk dihen gjeneralitetet.

Gjeneralitetet e organizatorëve të sulmit terrorist:
1. PEYMAN – Nuk jepen të dhëna të tjera.
2. Abdolkhalegh MALEK ZADEH, i datëlindjes 21 Prill 1979. Njihet si “Ferhat”.
3. Erëin ARAM, i datëlindjes 13 Korrik 1974. Njihet si “Alireza NAGHASHZADEH”.
4. Abdulselam TURGUT, i datëlindjes 27 Maj 1967.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erwin aram peyman sulm terrorist ne 2018 erwin aram peyman sulm terrorist ne 2018

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...