Aktualitet

Bllokohen në Shkodër 8 kamionë me dru, gjoba dhe hetim për 5 inspektorë (VIDEO)

24 Tetor 2019, 08:52 Nga DOSJA
Bllokohen në Shkodër 8 kamionë me dru, gjoba dhe hetim për 5

Shkodër-Nga policia e Shkodrës është finalizuar operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” , ku janë proceduar  penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së për kontrabandë drush.

Po kështu gjatë operacionit  janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Plan i përbashkët masash mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në kuadër të planit të masave po zhvillohet operacioni “Alpet”, i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyejeve dhe transportonin lëndë drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.
Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

? STOP prerjes së paligjshme në pyje!
? STOP informalitetit!
? 0 Tolerancë ndaj shkelësve të Ligjit!

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen në shkodër 8 kamionë me dru kontrabandë drush nën hetim 5 inspektorë në shkodër bllokohen në shkodër 8 kamionë me dru kontrabandë drush nën hetim 5 inspektorë në shkodër

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...