Aktualitet

24 Tetor 2019, 09:07 Nga DOSJA

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Lazer Arra. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër.

Ka qenë vetë prokuororja e çështjes Esmeralda Ndoci ajo e cila kërkoi këtë masë sigurie me afat për të pritur aktet e ekspertimit të rrobave dhe prova të tjera plotësuese.

Ndërkohë në sallën e gjyqit i dyshuari nuk ka pranuar akuzat ndaj tij duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen. “Nuk kam lidhje me vrasjen e Lazër Arrajt. rreth orës 10:00 dëgjuam dy krisma. Dolëm me babain për të parë dhe gjetëm Lazërin të vrarë”, ka thënë Marash Arraj. 

Gjyqtare e kësaj çështje ka qenë Ermira Dedja. Edhe familjarët e të riut kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë mortore të Lazer Arrajt. Dyshohet se pasi 55-vjeçari kishte shkuar në fshatin e tij në Dukagjin për të marrë zajretë e dimrit kishte pikasur edhe parcelat me kanabis, të cilat i kishte denoncuar në Polici. Për të marrë hak për denocimin, dyshohet se i riu ka qëlluar me dy plumba mbi kushëririn e tij duke e lënë të vdekur. 

55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit, kushëririn e viktimës Marash Arraj.

(k.m/ a.b. dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lazer arraj lazer pjetrushi marrash arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres lazer arraj lazer pjetrushi marrash arraj vrasja ne dukagjin vrasja ne shosh te shkodres

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...