Aktualitet

E paditi Rama, Gjykata dënon për shpifje ish-deputeten e PD, Jorida Tabaku

24 Tetor 2019, 11:04 Nga DOSJA
E paditi Rama, Gjykata dënon për shpifje ish-deputeten e PD, Jorida

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me gjobë ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Sipas informacioneve mësohet se  Tabaku është dënuar për shpifje pas padisë së bërë nga Kryeministri Edi Rama.

Rama kishte paditur Tabakun për shpifje dhe kërkonte prej saj 1 milionë lekë dhe përgënjeshtrim të deklaratës. Padia lidhej me një deklaratë të bërë nga ish-deputetja demokrate, për lojërat e fatit, që sipas saj ishin katërfishuar gjatë kohës së qeverisjes së Rames.

Dhe pse Rama kërkoi 1 milionë lekë, Tabaku pas vendimit të gjykatës është e detyruar që të paguaj një shumë prej 300 mijë lekësh. “Detyrimin e palës së paditur, Jorida Tabaku, t’i paguajë paditesit Edi Rama si dëmshperblim për dëmin jopasuror të shkaktuar nëpërmjet deklarimit të saj në faqen Facebook të datës 25.10.2018 shumën prej 300 mije lekë”- thuhet në vendim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku padia per shpifje paketa antishpifje denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku padia per shpifje paketa antishpifje

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...