Aktualitet

I biri në arrati për 137 kg kokainë, babai i Gentian Malindit ‘shpërthen’ ndaj shtetit: Maskarenj në qeveri, ata janë

24 Tetor 2019, 10:45 Nga DOSJA
I biri në arrati për 137 kg kokainë, babai i Gentian Malindit

Tiranë- Ditë e sotme është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me burg” për biznesmenin Gentian Malindi.  Ilir Maldini, babai i Gentian Maldinit ka reaguar ashpër për akuzat ndaj djalit të tij për 137 kg kokainë brenda konteinerëve.

I irrituar para gazetarëve ai ka deklaruar se i di shumë mirë se kush janë janë porositësit e kokainës, duke vënë gishtin tek zyrtarët e lartë të shtetit. Më tej ai ka theksuar se po nuk hynë prokurorë dhe gjyqtar dhe prokuror në burg këtu nuk do të drejtësi në vend.

“ Nëse veprojnë kështu kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që është pjesë në Prokurori.  Është e pamundur që në të njëjtën ditë të kishin të dyja procesverbalet. Ne do të kërkojmë për ata hetim për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Nuk ecet me drejtësi me këto poshtërsi. Porositësi i ngarkesës është dikush tjetër. Unë po ju them diçka, që në 137 kg kokainë, vlera shkon në 11 milionë euro, në Pire u kapën edhe 700 kile të tjera  dhe vlera shkon në 45 milionë, ku i gjeta unë, ai, gjithë këto para. Ai do t;i japë të gjitha deklarimet, dhe provat, por ka falsifikime, unë jemi të përfshirë. 

Tani porositësit e vërtetë është shteti vetë që është një mafia e organizuar. Organizatë e strukturuar kriminale janë ata që nga Këshilli i Ministrave e poshtë e kanë katandisur këtë vend në një skëterrë. Mendja ime më shkon lart.Gentiani do të dorëzohet kur të paraqiten provat, pasi të bëjmë ne kallëzimet ndaj Ardi Veliut dhe Policisë. 

Po nuk hynë prokurorë dhe gjyqtarë dhe prokuror në burg për veprimet e tyre këtu nuk do të drejtësi në vend.”, u shpreh ai.

Pak javë më parë nga arratia Gentian Malindi i ka dërguar një letër Gjykatës së Apelit për Krimet e Renda, letër e cila është  përpiluar nga babai i të kërkuarit, avokati Ilir Malindi, ku theksohet se gjithçka është një hakmarrje.  Malindi dhe familja e tij pretendojnë se asnjë nga akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë, dhe policia dhe prokuroria kanë manipuluar provat dhe dëshminë e Ardian Begos.

Më 27 shtator u godit një tjetër rast i trafikut të kokainës. 4 konteinerë nga Ekuadori u pikasën në portin e Pireut, ku policia greke konstatoi se gjendeshin 137 kilogramë kokainë me destinacion Portin e Durrësit. Grekët sinjalizuan policinë shqiptare, e cila bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar, ndërsa në kërkim ndodhet biznesmeni Gentian Malindi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian maldini ilir maldini kokaina ne portin e durresit gentian maldini ilir maldini kokaina ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...