Aktualitet

Policia arreston “shëtitësit e natës”: Po vidhnin një automjet në Tiranë

24 Tetor 2019, 10:52 Nga DOSJA
Policia arreston “shëtitësit e natës”: Po vidhnin

TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar sot një operacion të koduar “Shëtitësit e natës”, ku në përfundim të tij janë arrestuar 2 persona që po tentonin të vidhnin një automjet.

Sipas një njoftimi nga blutë e Tiranës, për këta dy shtetas është zbardhur dhe dokumentuar një vjedhje e ndodhur më herët, e kryer nga këta shtetas.

Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, i shtetasve: V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranës”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacion për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësit e natës” nga Komisariti i Policisë Nr. 3. Kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas, në tentativë për të vjedhur një automjet. Zbardhet dhe dokumentohet një vjedhje e ndodhur më herët, e kryer nga këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të automjeteve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të bërë nga pronari i makinës dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Shëtitësit e natës”.

Si rezultat i operacionit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë, në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, i shtetasve: V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë. Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim V. K dhe E. H.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 2 persona ne tirane policia tirane shëtitësit e natës arrestohen 2 persona ne tirane policia tirane shëtitësit e natës

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...