Aktualitet

Përkeqësohet situata në Postribë, shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar, 8 prej tyre në spital

  • “Bleva bukë me qoftë, gjeta copa qelqi”/Flasin nxënësit e helmuar në Shkodë
  • Flet mjekja Rezarta Bazhdari: S’ka vend për panik, janë marrë mostrat për analiza
  • 50 nxënës të helmuar. 6 nxënës janë shtruar me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kanë të vjell, dhimbje barku, temperaturë dhe ethe. Ata shprehet se mund të jenë helmuar nga ushqimi i "Fast-Food"-i pranë shkollës.
    Featured image of article: Përkeqësohet situata në Postribë, shkon në 50 numri i nxënësve të helmuar, 8 prej tyre në spital Foto të nxënësve në spital.

    Shkodër- Agravohet situata me nxënësit e helmuar nga konsumimi i ushqimeve të shpejta, pranë një “Fast-Food-i” në shkollën e Postribës në Shkodër.  Dosja.al mëson se 8 prej nxënësve të helmuar janë rikthyer sërish në spital pasi kanë pasur probleme shëndetësore.

    8 nxënësit ndodhen në spitalin e Shkodrës duke marrë mjekim pasi kanë të vjella, dhimbje barku, temperaturë dhe ethe. Disa nga nxënësit e helmuar shprehen se nuk kanë konsumuar ujin e shkollës, por ata nuk janë ndjerë mirë sapo kanë ngrënë sanduiçë pranë një “Fast-Food”, pranë shkollës.

    Në lidhje me këtë helmim shefja e shërbimit në repartin infektiv, Rezarta Bazhdari ka deklaruar se situata është nën-kontroll.“Për 24 orë janë paraqitur 34 raste. 8 ndodhen të shtruar, ndërkohë që situata është nën kontroll. Nuk ka vend per panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë më intoksikim. Jane marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentet shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për t’i qetësuar ata sepse situata është e menaxhueshme“, u shpreh ajo.

    Brenda dy ditëve të fundit, rreth 50 fëmijë të shkollës “Adem Haxhia” në Postribë janë paraqitur në urgjencën e spitalit. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it.

    Përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa është shprehur se duhen pritur konkluzionet e analizave për të dalë në një përfundim, duke hedhur hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment