Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, pranë vetes kishte një çifte, viktima pronari i një dyqani lulesh (EMRI+VD)

24 Tetor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Gjendet një trup i pajetë në Shkodër, pranë vetes

SHKODËR– Një 42-vjeçar është gjendur i pajetë në aksin Shkodër – Bushat, në afërsi të fshatit Melgushe.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima është Arben Ishmaku gjithashtu i njohur si Ben Musaja, i cili ishte pronar i një dyqani lulesh. Pranë trupit të tij të pajetë është gjetur edhe një çifte. 

Zona ku edhe u gjet trupi i tij, është “blinduar” nga forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën për të mbledhur provat lidhur me të ndjerin. 

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por nga të dhënat e para dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Kjo pasi në trupin e 42-vjeçari nuk janë gjetur shenja dhune.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër / Informacion Paraprak

Me datë 24.10.2019, në orën 11:15, nërrugën nacionale Shkodër – Bushat, në afersi të një mobilerie është gjetur pa shenja jete shtetasi A. Sh. vjeç 42, banues në fshatin Melgushë, Shkodër

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune a dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Vetëm disa ditë më parë, 55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e 55-vjeçarit Lazër Arraj në fshatin Shosh të Dukagjinit, kushëririn e viktimës Marash Arraj.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben ishmaku shkoder vrasja ne melgushe arben ishmaku shkoder vrasja ne melgushe

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2019, 09:07

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë, për Marash Arrën, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen e ...

Aktualitet 24 Tetor 2019, 08:51

GJERMANI– Policia gjermane ka shpallur në kërkim dy shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e 20-vjeçarit nga Wolfsburg. Në kërkim janë shpallur: Eglis ...