Politike

DEBATET/ Delegacioni rus: Ndalini deklaratat politike. Rama: Mu drejtuat si kryeministër i Shqipërisë

Ndërkohë që, Rama theksoi se delegacioni rus i është drejtuar atij si kryeministër i Shqipërisë dhe jo i kryetari i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.    

20 Shtator 2023, 17:33 Nga I.A
DEBATET/ Delegacioni rus: Ndalini deklaratat politike. Rama: Mu drejtuat si
Edi Rama

SHBA- Debatet në mbledhjes së OKB-së kanë vazhduar duke u kthyer në personale. Delegacioni rus në mbledhje i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndalojë deklaratat politike. Ndërkohë që, Rama theksoi se delegacioni rus i është drejtuar atij si kryeministër i Shqipërisë dhe jo i kryetari i mbledhjes së Këshillit të Sigurimit.    

Pjesë nga debati:

Rama: Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë ç’ka është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.

Delegacioni rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.

Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit.

edi rama okb 20 shtator 2023

Sondazh

Poll