Politike

Salianji i prerë: Bardhi është kryetar grupi i PD-së, Basha të bëjë tjetër grup

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në News24, Salianji ka prekur debatin në lidhje me kreun e grupit të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. 

20 Shtator 2023, 15:04 Nga h.k
Salianji i prerë: Bardhi është kryetar grupi i PD-së, Basha
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndarë qëndrimet në lidhje me zhvillimet aktuale në Partinë Demokratike. I ftuar në rubrikën 'Opinion' në News24, Salianji ka prekur debatin në lidhje me kreun e grupit të PD-së në Kuvendin e Shqipërisë. 

Sipas Salianjit, Gazmend Bardhi është Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe çdo aludim tjetër nuk është lajm. Salianji ka akuzuar Bashën për veprime që ndihmojnë palën e mazhorancës dhe ka ironizuar duke thënë se Basha mund të krijojë grup tjetër parlamentar por jo në emër të PD-së.

“Bardhi është kryetar i grupit, Açka është kryetare e komisionit të medias, ka qenë përherë, në këtë cilësi e kanë ftuar… këtu nuk ka lajm. Po merremi me një gjë që është botërisht e ditur. Nuk ka nevojë që Kuvendi të njohë Bardhin si kreun e grupit, sepse nuk e zgjedhin ata por vullneti i deputetëve të PD. Do ta depozitojmë nesër edhe në mënyrë të shkruar, që kreu i grupit parlamentar i PD, është Bardhi. A e njohim Berishën si kreun e PD? Unë njoh që Berisha është personaliteti me më shumë vota në opozitë, faktor i pashmangshëm për ta bërë opozitën fituese përballë qeverisë. PD është e bashkuar”, tha Salianji.

salianji pd kuvendi bardhi ervin salianji

Sondazh

Poll