Politike

“Emri i kryetarit të grupit të PD-së është i qartë”, Bardhi pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve

Sipas Bardhit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka kryetarin e vetë të legjitimuar nga zgjedhja e deputetëve që janë pjesë.

20 Shtator 2023, 17:12 Nga h.k
“Emri i kryetarit të grupit të PD-së është i
Bardhi

TIRANË-Gazmend Bardhi i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se “Kush është drejtuesi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike?”, duke thënë se qëndrimi i 28 deputetëve është i qartë.

Sipas Bardhit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike e ka kryetarin e vetë të legjitimuar nga zgjedhja e deputetëve që janë pjesë.

Për grupin parlamentar të PD-së është e qartë se kush është, ka një lojë të Edi Ramës për të mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, pjesë e së cilës për fat të keq janë bërë disa kolegë. Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, 28 prej tyre e kanë njoftuar kryetaren e Kuvendit se kush është kryetari i grupit.”- tha Bardhi. 

 

bardhi pd grupi

Sondazh

Poll