Politike

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Reforma zgjedhore të jetë prioritet

20 Shtator 2023, 16:28 Nga DOSJA
Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Reforma zgjedhore të
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca nuk ka marrë në shqyrtim asnjë nga propozimet e opozitës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Në një deklaratë për mediat, Bardhi ka theksuar se duhet që të realizohet me propritet reforma zgjedhore. Po ashtu ka shtuar se nuk mund që të pranohet se një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet.  

"Komisioni i reformës zgjedhore u diskutua sot gjatë mbledhjes. I jam drejtuar kryetares së kuvendit për të nxjerrë përgjegjësitë për komisionin që është mbledhur 2 herë në 1 vit pa dhënë asnjë rezultat. Në zgjedhjet e 14 majit duhet të shkonim me një kuadër të plotë ligjor që përmbushte rekomandimet e OSBE. I kam kujtuar kolegëve të PS që kanë shpallur si prioritet reformën zgjedhore, për të cilën duhet të jesh serioz. Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll