Politike

Nuk e pranuan si kryetare të Grupit Parlamentar të PD-së, Flutura Açka braktis mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Kjo pasi Kuvendi ka njohur Gazment Bardhin si kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së.

20 Shtator 2023, 15:08 Nga I.A
Nuk e pranuan si kryetare të Grupit Parlamentar të PD-së, Flutura
Flutura Acka

Deputetja demokrate Flutura Açka ka braktisur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në Tiranë. Mësohet se Açka donte që të përfaqësonte PD-në si kryetare e Grupit Parlamentar, por nuk është njohur nga Kuvendi. Kjo pasi Kuvendi ka njohur Gazment Bardhin si kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së.

Açka në mbledhjen e sotme është ftuar në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Medias. Por Açka pasi nuk është njohur nga Kuvendi, ajo vendosi që të braktiste mbledhjen.

flutura açka gazment bardhi

Sondazh

Poll