Politike

Açka braktisi mbledhjen, Bardhi tregon detaje: Ajo i drejtoi një pyetje Nikollës dhe më pas u largua

Bardhi për mediat u shpreh se, Açka i bëri një pyetje Lindita Nikollës dhe më pas u largua nga mbledhja.  

20 Shtator 2023, 16:59 Nga I.A
Açka braktisi mbledhjen, Bardhi tregon detaje: Ajo i drejtoi një
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve pasi Flutura Açka braktisi takimin. Bardhi për mediat u shpreh se, Açka i bëri një pyetje Lindita Nikollës dhe më pas u largua nga mbledhja.  

"Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Açka i drejtoi një pyetje drejtueses se në çfarë cilësie ishte në mbledhje. Ajo mori përgjigje se ishte në cilësinë e kryetares së komisionit të arsimit dhe në atë moment u largua," tha Bardhi.

gazment bardhi flutura acka

Sondazh

Poll