Politike

U largua nga Konferenca e Kryetarëve, Açka: Kuvendi nuk u shpreh, situata po bëhej qesharake

Po ashtu ajo ka theksuar se vendosi që të largohej nga mbledhja që situata të mos bëhej me qesharake.   

20 Shtator 2023, 16:20 Nga I.A
U largua nga Konferenca e Kryetarëve, Açka: Kuvendi nuk u shpreh,
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar pas largimit nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Açka ka theksuar se Kuvendi nuk është shprehur në lidhje me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, edhe pse në krue është zgjedhur Gazment Bardhi. Po ashtu ajo ka theksuar se vendosi që të largohej nga mbledhja që situata të mos bëhej me qesharake.   

Postimi i Açkës:

Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve - nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë - “dy dado e vrasin fëmijën!” Do t’i lutesha medias të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilēs (mund) t’ia çoj. Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët.

flutura açka

Sondazh

Poll