Politike

VIDEO/ Rama para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB: Të ndihmojmë Ukrainën

Po ashtu ai ka shtuar se do t'i bëjnë thirrje sot Rusisë që të rinisin marrëveshjen e grurit për hir të vendeve që kërkojnë ushqim.

20 Shtator 2023, 16:50 Nga I.A
VIDEO/ Rama para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB:
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim para nisjes së mbledhjes së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për luftën në Ukrainë. Duke folur nga zyra e Kombeve të Bashkuara, Rama ka theksuar se efektet e dëmshme të luftës nuk janë kufizuar vetëm në Ukrainë, por në të gjithë botën. Po ashtu ai ka shtuar se do t'i bëjnë thirrje sot Rusisë që të rinisin marrëveshjen e grurit për hir të vendeve që kërkojnë ushqim.

"Një luftë e paprovuar e padrejtë ka sjell një konflikt vdekjeprurës në mes të Evropës. Siç jemi të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm në Ukrainë e te Evroa por në mbarë botën. Kjo është arsyeja se pse duhet të jemi të përkushtuar për të sjellë në KS të vërtetën. E duke bërë këtë, të kundërshtojmë atë mesazh të shëmtuar që kërkon të pushtojë e të mbështesë agresimin. Është provuar edhe njëherë kundër profecisë se i fuqishmi ka të drejtë. Duhet të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për çdo zgjidhje të ngutshme. Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet për të ndalur Rusinë sot përcjell mesazhin më të mirë, jep garancinë që ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim. Do ta shfrytëzojmë këtë takim, për t’i ribëre thirrje Rusisë për të nisur marrëveshjen e grurit për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e ndihmë nga Kombet e Bashkuara,” tha Rama.

edi rama okb 20 shtator 2023

Sondazh

Poll