Politike

Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses/ Bardhi lajmëron votën kundër të Opozitës: Një pazar i Ramës

Drafti që do të shkojë për votim në Kuvendin e Shqipërisë ka në përmbajtjen e tij rritjen e pagave nga 4 deri në 7 mln lekë të vjetra.

20 Shtator 2023, 16:54 Nga h.k
Pagat e gjyqtarëve të Kushtetueses/ Bardhi lajmëron votën
Bardhi pas konferences se kryetareve

TIRANË-Gazment Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve gjatë fjalës së tij për mediat ka ndaluar dhe tek projektligji për tu votuar në kuvend, mbi pagat e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Drafti që do të shkojë për votim në Kuvendin e Shqipërisë ka në përmbajtjen e tij rritjen e pagave nga 4 deri në 7 mln lekë të vjetra. Sipas Bardhit drafti është një pazar që Rama kërkon të bëj me Gjykatën Kushtetuese.

Propozimi i Ramës për të rritur pagat e gjykatësve të Kushtetueses, vjen si pazar i qartë mes Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese ka pranuar rolin si agjenci qeveritare. I është drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, jo parlamentit.Ligji i prezantuar në Kuvend dhe është për votim nesër, sigurisht që do marrë votën kundër të opozitës parlamentare, sepse çimenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. Rama i ka dërguar një mesazh sistemit të drejtësisë në vend që nëse do rritje të pagave do duhet të sillet dhe performojë si Gjykata Kushtetuese. Do duhet të ketë zero kërkesa për komisionet hetimore të pranuara të opozitës. Nuk dua ta besoj që ka deputetë opozitarë që do japin mesazhin se Edi Rama nuk do ta ketë gjykatën kushtetuese në varësinë e tij. Nuk dua ta besoj se do vijnë në seancë e do thonë se Edi Rama është burrë i mirë që i ka rritur pagat gjyqtarëve. Bëhet fjalë për një pakt mes Ramës dhe gjykatës”.- tha Bardhi.

bardhi pd kushtetuese gjykata paga

Sondazh

Poll