Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Gazment Bardhi thirret si kryetar i grupit të PD?

Në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka. Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhje.

20 Shtator 2023, 12:38 Nga A.B
Konferenca e Kryetarëve/ Gazment Bardhi thirret si kryetar i grupit të
Gazment Bardhi

TIRANË- Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet sot në orën 14.30, është ftuar për të qenë i pranishëm Gazment Bardhi. Në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.

Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare, raporton 'Balkanweb'.

Nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën ai Kryetare e Grupit, atëherë Gazment Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.

Në këtë mbledhje është thirrur edhe Flutura Acka, e cila njihet nga Basha si Kryetare e Grupit Parlamentar. Por prania e saj në ketë mbledhje lidhet me faktin se ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias./Dosja.al

 

 

 

 

 

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll