Aktualitet

Vihet në pranga 42-vjeçari në Lushnje, dhunoi bashkëshorten e pajisur me urdhër mbrojtje

Në Fier, një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

15 Shtator 2023, 12:46 Nga r.ll
Vihet në pranga 42-vjeçari në Lushnje, dhunoi
foto ilustruese

LUSHNJE-Një 42–vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Në Fier, një 16-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi në ambientet e një gjimnazi në Fier, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

lushnje fier

Sondazh

Poll