Aktualitet

Pallati 10-katësh u shkrumbua nga zjarri/ Banorja: Kemi kaluar natën jashtë, shteti të na rimbursojë dëmet

Fatmirësisht nga zjarri nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndonëse banorët janë frikësuar dhe humbjet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha

15 Shtator 2023, 11:10 Nga r.ll
Pallati 10-katësh u shkrumbua nga zjarri/ Banorja: Kemi kaluar natën
Banorja

TIRANË-Një pallat 10-katësh në zonën e "Ish Parkut të Autobusëve" në Tiranë u përfshi nga një zjarr me përmasa masive, ku janë shkrumbuar 4 hyrje. Fatmirësisht nga zjarri nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndonëse banorët janë frikësuar dhe humbjet e shkaktuara nga zjarri janë të mëdha.

Një nga banoret e pallatit u shpreh se e kanë kaluar natën jashtë. Ajo kërkoi që të gjendet fajtori për nisjen e zjarrit e shteti t'i rimbusojë për dëmet.

"E kam në katin e katërt. Mbrëmë kemi fjetur jashtë. Shteti duhet të vinte të na stresonte. Të gjendet fajtori si u hodh zjarri dhe ti rimbursojë këta banorë. I kemi blerë me djersë. Se di a ka pasur impiant kundër zjarrit."- tha banorja.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve. Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte viktima.

zjarri ne tirane

Sondazh

Poll