Aktualitet

'Premë pemën...'/ Zjarri në pallat, kreu i Shoqatës së Zjarrfikësve: Hasëm vështirësi me rrugën, shpërthyem derën

Ai thotë se në fillim e kishin të pamundur të futeshin për shkak se kishte shumë hapësira të ngushta

15 Shtator 2023, 11:26 Nga A.B
'Premë pemën...'/ Zjarri në pallat, kreu i
Kreu i shoqates se zjarrefikesve

TIRANË- Kreu i shoqatës së Zjarrëfikësve Bledar Bajrami ka bërë të ditur se për të shuar zjarrin një ditë më parë, u hasën në shumë vështirësi. Në 'Reporttv', ai tha se në fillim e kishin të pamundur të futeshin për shkak se kishte shumë hapësira të ngushta, por shton se pasi prenë pemën, mundën që të kalonin më lehtë. 

Ka qenë i vështirë fillimi. Kishim vështirësi rrugën. Për të hyrë kemi prerë pemë. Kemi një autoshkallë 64 metra, gati 20 kate. Ishte e pamundur të futej pasi kishte hapësirë të ngushtë.

Kishim fat se i gatshëm ishte Dhambi Gjerko, inxhinier, një nga komandantët që njihte mirë lëndën djegëse, dha jam besim plotë që ishte një nga drejtuesit që u duhej. Ka ndihmuar shërbimin zjarrfikës për menaxhimin shumë të mirë të situatës.

Shikojmë që pallati është dëmtuar nga jashtë dhe kati sipër por në banesa brenda nuk ka hyrë zjarri. Mund të kemi dëmtuar shumë gjëra me ujë por zjarri nuk ka hyujë në apartam,te pëve atij kati që ishte dritarja hapur”

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve. Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit. 

Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte viktima./Dosja.al

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll