Aktualitet

Vrasja e Kalaverit në Itali/ Arrestohet në Fushë-Krujë autori, Keçi pritet të ekstradohet drejt Italisë

Historia ka nisur që në vitin 2014, ku Kalaveri, ka qëlluar me armë brenda komisariatit të Milotit një të afërm të Shkëlzen Keçit, Gentian Keçin. Shkëlzen Keçi ka zgjedhur të hakmerret duke e vrarë Kavalerin në Itali, në zonën e Pisës, teksa ishte pasagjer në një automjet.

15 Shtator 2023, 12:33 Nga A.B
Vrasja e Kalaverit në Itali/ Arrestohet në Fushë-Krujë
Policia

TIRANË- Shkëlzen Keçi është arrestuar nga Policia në afërsi të Fushë-Krujës. Vrasja ka ardhur për hakmarrje. Shkëlzen Keçi është i akuzuari kryesor për vrasjen e Elson Kalaverit, teksa të tjerët janë bashkëpunëtorë të tij.

Historia ka nisur që në vitin 2014, ku Kalaveri, ka qëlluar me armë brenda komisariatit të Milotit një të afërm të Shkëlzen Keçit, Gentian Keçin. Shkëlzen Keçi ka zgjedhur të hakmerret duke e vrarë Kavalerin në Itali, në zonën e Pisës, teksa ishte pasagjer në një automjet.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, të koordinuara me partnerët, për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Finalizohet operacioni policor i koduar “Provinca”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, FAST Albanias dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri. Vrau me armë zjarri, një shtetas shqiptar, rreth 1 vit më parë, në Itali, kapet në afërsi të Fushë Krujës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 41-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit tonë ose të Italisë, specialistët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH, dhe ata të njësisë FAST Albania, finalizuan operacionin policor të koduar “Provinca”.

Në kuadër të këtij operacioni, në afërsi të Fushë Krujës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi Sh. K., 41 vjeç.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi më datë 18.08.2022, në vendin e quajtur “Castelnuova val di Cecina”, në provincën Piza, Itali, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasin shqiptar E. K.

Vijojnë veprimet procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, ku dënimi për këtë vepër penale është maksimumi 30 vjet burgim.

elson kalaveri shkelzen keci

Sondazh

Poll