Aktualitet

Mbi 1 orë takim/ Ministri grek diskuton për 2 çështje me Fredi Belerin në burgun e Durrësit

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë. 

15 Shtator 2023, 11:12 Nga h.k
Mbi 1 orë takim/ Ministri grek diskuton për 2 çështje me
Makina

TIRANË Ministri i Brendshëm grek Yannis Oikonomou takoi ditën e sotme në ambientet e burgut, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Ata kanë diskutuar në lidhje në lidhje me nisjen e procesit gjyqësor dhe situatën e tij pas arrestimit.

Oikonomou ndodhet në Tiranë, pasi një ditë më parë ishte pjesëmarrjes në Samitin e Ministrave të Brendshëm të vendeve të nismës së Berlinit.

Çështja Beleri vijon nga dita në ditë të ketë një rrjedhë zhvillimesh. Zyrtarët grek në nivele të larta janë të përfshirë plotësisht në mbrojtjen e tij. 

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë. 

Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli./Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll