Aktualitet

DËSHMIA/ U largua nga kampi i MEK, flet iraniani: U largova në shenjë revolte, nuk jam dakord me rregullat e tyre

Iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.

15 Shtator 2023, 12:20 Nga r.ll
DËSHMIA/ U largua nga kampi i MEK, flet iraniani: U largova në
kampi i muxhahedinëve

TIRANË- Ditën e djeshme një shtetas me origjinë nga Irani është arratisur nga kampi i muxhahedinëve në Manëz. Mësohet se iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.

Drejtuesit e kampit kanë shkuar për ta marrë, por iraniani nuk ka pranuar që të kthehet dhe aty situata ka agravuar deri në përplasje fizike, ku është dashur ndërhyrja e Antiterrorit.

Pasi është marrë në pyetje nga policia e komisariatit nr.4 ai ka deklaruar se arsyeja e largimit, ishte sepse nuk binte dakord me rregullat e vendosura brenda kampit. “Në shenjë revolte u largova nga kampi dhe nuk dua të qëndroj më aty”, mësohet të ketë thënë iraniani, raporton “Ballkanweb”.

Ndërkohë, nga hetimet e Antiterrorit, ka dyshime se anëtari në fjalë ka pasur konflikte të vazhdueshme me drejtuesit e "MEK"për jetesën dhe rregullat brenda kampit.

kampi i muxhahedineve

Sondazh

Poll