Aktualitet

Kreu i sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet dhe cerdhen në rrezik zjarri nga materiali i mbulimit

Bajrami ka bërë thirrje dhe ka tërhequr vëmendjen ndaj i institucioneve për rrezikun që kanoset dhe nga veshja e përdorur në godinat shtetërore.

15 Shtator 2023, 11:51 Nga h.k

Kreu i sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet dhe cerdhen në

TIRANË- Pas ditës së djeshme ku një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët masivisht, ku gati 60 përqind e pallatit është prekur, zjarrëfikësit kanë nisur të raportojnë vështirësit dhe reziqet.

Kreu i Sindikatës së Zjarrëfikësve Bledar Bajrami, ka dhëne detaje në lidhje me ngjarjen.

"Hasëm shumë vështirësi. Autoshkalla 54 metra nuk u fut për shkak të mungesës së hapësirë. Nga ana tjetër veshja e pallatit ishte arsyeja kryesore e përhapjes së zjarrit. Bota e ka të ndaluar këtë veshje për pallatet. Këto materiale veshjesh ulin kostot prandaj përdoren"

Bajrami ka bërë thirrje dhe ka tërhequr vëmendjen ndaj i institucioneve për rrezikun që kanoset dhe nga veshja e përdorur në godinat shtetërore.

“Edhe kopshtet dhe cerdhet të veshura me materiale jo të sigurta. Hasëm vështirësi me rrugën, premë pemë dhe dëmtuan disa makina. Janë vendosur në rrezik pallatet e tjera. Pallati ishte i ngarkuar me panel diellore dhe kondicioner sisteme Chiller, cka nëse zjarri arrinte aty do bënte një dëm fatal. Është një varg i gjatë përgjegjësish. Besoj që ky material mbulimi duhet të ndalohet me ligj. Në pallate dhe godina shtetërore nuk duhet të lejohet ky material mbulimi. Ditën e djeshme kanë marrë pjesë 50 zjarrëfikëse. Nëse do kishim rrugë dhe hapësirë mund ta mbyllnim shuarjen brenda 1 orë. Na penalizoi shumë hapësira dhe skishim si fusnin makinat. -ka përfunduar Bajrami.

zjarr ne tirane bledar bajrami

Sondazh

Poll