Aktualitet

"I blenë me kredi!" Pallati 10-katësh u shkrumbua nga zjarri, ja sa kanë paguar banorët për një apartament

Mësohet se ata kanë paguar nga 900 deri në 1500 euro m2 për të blerë një hyrje.

15 Shtator 2023, 11:53 Nga f.i
"I blenë me kredi!" Pallati 10-katësh u shkrumbua nga
pamjenga vendngjarja

TIRANË- Apartamentet e tyre një ditë pas zjarrit janë të shkrumbuara dhe banorët e pallatit 10 katësh që u përfshi në mënyrë të frikshme nga flakët kanë treguar se sa kanë paguar për të blerë një hyrje.

Mësohet se ata kanë paguar nga 900 deri në 1500 euro m2 për të blerë një hyrje në pallatin në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Banorët treguan për Report.Tv se banesat i kanë blerë me kredi.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve. Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku. Pas zjarrit në pallatin 10 katësh në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, është shoqëruar në polici administratori i pallatit. 

Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte viktima./Dosja.al

zjarr ne tirane

Sondazh

Poll