Aktualitet

Rama bën bashkë Haradinajn dhe Thaçin, darka e djeshme në shtëpinë e presidentit të Kosovës

4 Shkurt 2019, 06:26 Nga DOSJA
Rama bën bashkë Haradinajn dhe Thaçin, darka e djeshme në

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ka darkuar me disa nga figurat kryesore të politikës në Kosovë.

Të qeshur janë shfaqur në foto kryeministri Edi Rama,  presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

Fotoja u publikua nga në Instagram, nga djali i presidentit Thaçi, Endriti dhe politikanët duket se kanë darkuar në ambientet e një shtëpie. Mësohet se ata kanë darkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit. 

Ende nuk dihen detaje nga ky takim dhe se çfarë u diskutua në të por duhet të themi se çështja kryesore tani në Kosovë është ajo e kufinjve me Serbinë. 

Ky takim vjen në kohën kur Thaçi dhe Haradinaj, janë në shkallën më të lartë të acarimit si pasojë e taksës së vënë ndaj mallrave të Serbisë, por edhe kundërshtimit nga kryeminsitri të idesë së presidentit Thaçi për ndryshim të kufijve të Kosovës.

Haradinaj është treguar i prerë se nuk do ketë ndryshim kufinjsh dhe se taksa e ndaj mallrave serbe do të hiqet nga qeveria e Kosovës kur Serbia t’i njohë si shtet.

J.V/Dosja.al

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama fatmir limaj ramush haradinaj rishikimi i kufijve kosove-serbi thashim thaçi edi rama fatmir limaj ramush haradinaj rishikimi i kufijve kosove-serbi thashim thaçi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2019, 06:50

Rreziqet që mund të rrisin borxhin publik

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në t...