Aktualitet

Dita Botërore kundër kancerit, Ministria e Shëndetësisë ka 10 këshilla për të parandaluar sëmundjen

4 Shkurt 2019, 08:21 Nga DOSJA
Dita Botërore kundër kancerit, Ministria e Shëndetësisë

Sot është Dita Botërore kundër sëmundjes së kancerit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 10 këshilla se si mund të parandalojmë sëmundjen.

Dhjetë këshillat janë: Ndërprit ose mos fillo kurrë duhanin; bëj aktivitet fizik, të paktën 30 minuta në ditë; konsumo në mënyrë të moderuar alkoolin; njih historinë familjare për kancer; përdor krem kundër diellit për lëkurën; vaksionohu për agjentët infektivë që shkaktojnë kancer; kryej marrëdhënie seksuale të sigurta; bëj kontroll të rregullt shëndetësor; kufizo konsumin e mishit të kuq dhe ruaj një peshë normale trupore.

Dita Botërore e Kancerit, 4 shkurti, është e vetmja iniciativë ku e gjithë bota mund të bashkohet në luftën kundër epidemisë globale të kancerit. Dita Botërore e Kancerit synon të zvogëlojë numrin e vdekjeve të parandalueshme që ndodhin çdo vit, duke rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen e kancerit në gjithë publikun e gjerë, si dhe të nxisë qeveritë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër sëmundjes.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet dita botërore kundër kancerit kanceri ministria e shëndetsisë dita botërore kundër kancerit kanceri ministria e shëndetsisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2019, 06:50

Rreziqet që mund të rrisin borxhin publik

Teksa normat e interesit dhe ecuria e kursit te këmbimit e kanë favorizuar ecurinë e borxhit publik, rreziqet nga këta faktorë rrezikojnë të materializohen në t...